Kryeministri Edi Rama ishte në shkollën e fiskulturës në Durrës, ku zhvilloi një bashkëbisedim mbi mënyrën e zhvillimit të vitit të ri shkollor, në kushtet e reja të krijuara nga pandemia e Covid-19. Ndërkohë që fliste për masat ai zbuloi dhe një lajm të trishtë për të. Kryeministri tha se dje vëllai i një shokut të tij kishte humbur jetën nga virusi.
“Vëllai i një shokut tim humbi jetën, ishte i ri nuk ishte në moshë të madhe. Askush nuk e përcakton se si dhe pse virusi bën gjemën te dikush dhe kalon pa u ndjerë fare diku tjetër”, tha Rama.
Top Channel