Moderatorja e dashur për publikun shqiptar Arbana Osmani do të bëhet nënë për herë të dytë së shpejti. Lajmin e ëmbël e bëri të ditur vetë Arbana me anë të një postimi në rrjete sociale, në ditën e lindjes së saj dhe partnerit Eduart Grishaj. Pritjes së ëmbël po i vjen fundi dhe Arbana do të bëhet nënë shumë shpejt.
Kjo nuk e ka penguar moderatoren të jetë aktive në ‘Instagram’ dhe ajo ka ndarë momente nga shtatzënia e saj me ndjekësit por edhe ju është përgjigjur pyetjeve të shumta të tyre, siç ka bërë dhe së fundmi.
E pyetur nga një ndjekës/e se kush është intervista më interesante që ka pasur ajo ka veçuar atë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të realizuar 19 vite më parë. “Me Edi Ramën, në Top Albania Radio, në vitin 2001”, shkroi Arbana në Instastory.