Dy pjesëtarë të skuadrës “Shqiponja” në drejtorinë e policisë Elbasan kanë simptoma të Covid-19, raporton gazetari i Abc News Aldo Kozarja. Po ashtu, gazetari raporton se pavarësisht simptomave ISHP nuk u ka bërë tamponin. Burime zyrtare të Abc News bëjnë të ditur se atyre nuk u ka ardhur ende radha për të kryer tamponin.
Gjithashtu ditën e sotme u mësua se janë konfirmuar pozitiv me koronavirus dy oficerë të kësaj drejtorie. Ndërkohë, mësohet se, dy efektivët jane ne gjendje te mire shendetesore dhe janë vetë-karantinuar në banesat e tyre në këtë qytet, ndërsa nuk dihet ende se si apo ku janë infektuar.
 ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.
				 
			 
		 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					 
						
					