Më në fund; Greqia vendos të hapë kufirin me Shqipërinë, ja data dhe ç’duhet të dini para se të niseni

Qeveria greke ka vendosur ditën e sotme masa të reja për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së Covid-19. Ka qenë Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili sot ka zhvilluar një takim me kreun e Komitetit të Sëmundjeve Infektive, Sotiris Tsiodras. Qeveria greke ka marrë vendimin që bazuar të dhënat epidemiologjike, është vendosur që nga data 17 gusht për hyrjen në Greqi bëhet e detyrueshme testi (PCR) për Covid-19, i cili duhet të jetë bërë deri në 72 orë para, kjo vlen për shtetet si: Suedia, Republika Çeke, Belgjika, Spanja dhe Holanda.

Ndërkohë që, përsa i përket kufijve tokësor, ku merr pjesë edhe Shqipëria, është vendosur që nga data 16 gusht bëhet i detyrueshëm testi PCR që të jetë para 72 orësh.

Ky urdhër është për të gjithë shtetasit përfshirë edhe ata grek që duan të shkojnë në vendin e tyre. Ndër të tjera është vendosur që në doganën e Kakavijës do të lejohen të futen deri më 750 persona në ditë.

(Descript.al)