FOTO ARKIVA

Covid-19; Rekord të prekurish në qarkun e Elbasanit. Rritet numri i viķtimave në 24 orët e fundit

Katër viķtima kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58 vjeçare nga Kurbini dhe një 71 vjeçare nga Lushnja me disa sëmundje bashkëshoqëruese, një 61 vjeçar nga Durrësi dhe një 67 vjeçar nga Fieri.

Ministria e Shendetesise raportoi sot se nga 510 testime qe jane kryer ne 24 oret e fundit, kane rezultuar 120 raste pozitive ne vend. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 57 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 8 në Kavajë, 7 në Krujë, 6 në Elbasan, 5 në Korçë, nga 4 raste në Kurbin, Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Tropojë, nga 2 raste në Shkodër, Tepelenë, nga 1 rast në Vlorë, Divjakë, Belsh, Prrenjas.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2961, që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes dhe të zbatojmë me rigorozitet masat e vendosura, sepse virusi është ende mes nesh.

Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.”

COVID-19 – Statistika (1 Gusht 2020)

Testime totale 41709

Raste pozitive 5396

Raste të shëruara 2961

Raste Aktive 2274

Humbje jete 161 (Qarku Tiranë 83, Shkodër 24, Durrës 21, Fier 9, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Lezhë 3, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1251

Durrës 277

Shkodër 211

Vlorë 95

Fier 85

Lezhë 84

Korçë 68

Kukës 66

Elbasan 55

Gjirokastër 31

Berat 27

Dibër 24

/tpz