Mos i detyroni femijet te perfundojne me patjeter pjaten e tyre. Konsumoni mjaftueshëm, jo cdo gjë e servirur në pjatë duhet të konsumohet. Ju duhet të njihni kufijtë e mjaftueshmërisë që ju ofron trupi juaj, tregohuni të kujdeshëm sepse mbingarkesa me ushqim pengon funskionimin normal të organeve tuaja.
Mos e privoni femijen tuaj te konsumoje ushqime të lehta para vakteve kryesore, me friken se do t’i prishet oreksi! Konsumimi i ushqimeve të lehta ju ndihmon të mbani nivelin e sheqerit në gjak të ekuilibruar. Femija duhet të ushqehet cdo katër orë. Përfshini në ditën tuaj ushqime të shpejta si: arra, fruta, kos dhe perime.
Shprehja “nxito se do të bëhesh vonë për shkolle” eshte mese e gabuar, ju do të humbisni kontrollin e trupit tuaj dhe nuk do të kuptoni kur jeni të ngopur realisht. Trurit të njeriut i nevojiten 20 minuta kohë derisa për të preceptuar se ju ndiheni të ngopur, dhe nëse ju hani me shpejtësi dhe pandërprerje për 20 minuta atehëre ju mbingarkoni organizmin tuaj.Këshillohet që të hani ngadalë dhe me ndërprerje duke e shoqëruar ushqimin tuaj me lëngje që ndihmojnë në tretjen e tij.
E meriton një ëmbëlsirë sot- eshte nje mesazh i gabuar. Ne detyrohemi të hamë edhe nëse jemi të ngopur vetem se kjo shpreh një meritë të fituar.Është mirë që të ndjehemi të vlerësuar por jo domosdoshmërisht me një ëmbëlsirë,
Mos hani para ushtrimeve fizike- do të mbyteni. Kjo eshte mese e gabuar pasi duhet të konsumoni ushqim 30 deri në 60 minuta para se të shkoni në palestër, vrap, aerobi gjimnastik etj. Kjo do t’ju ndihmojë të maksimizoni stërvitjen tuaj.
Zgjidhni ushqime të pasura me karbohidrate , yndyrë të ulët, me një sasi mesatare proteinash 100-300 kalori., të tilla mund të jenë një got qumësht me cokollat, një fetë buke me gjalp kikiriku, fruta të shoqëruara me arra pasi të vetme frutat nuk do t’ju ofronin sasinë e nevojshme të proteinave.