Elbasan; Infektohet me koronavirus roja i spitalit psikiatrik, ja ku e mori virusin

Në 24 orët e fundit në Elbasan është konfirmuar pozitiv me koronavirus një person. Behet fjalë për një 53-vjeçar që punon si roje në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit. Mësohet se ai është infektuar nga bashkëshortja e tij që punon si sanitare në spitalin e Elbasanit, aty ku është përqendruar vatra kryesore e infeksionit.

Pas konfirmimit të dy prindërve, është vetë-izoluar një prej fëmijëve të tyre. Djali i karantinuar punon si roje në Drejtorinë e Shfrytëzimit të Automjeteve në Elbasan.

Ambientet e kësaj të fundit, për pasojë, janë dezinfektuar. Sipas konfirmimit edhe te Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani, Elbasani ka 48 raste aktive me covid.

360grade.al