Ditët e fundit në Shqipëri kanë hyrë masa të nxehta ajrore. Për pasojë vlera më e lartë e termometrit sot është shënuar në Elbasan, 37 gradë celcius.Sipas asaj që raporton Shërbimi Meteorologjik, këto masa ajrore do të vijojnë të qarkullojnë në vend edhe gjatë ditës së enjte. Nesër, moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.
Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë e përgjatë vijës bregdetare mesatare, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
vendet malore 17° deri 33°C
vendet e ulëta 19° deri 37°C
vendet bregdetare 21° deri 34°C.