Një infermier ka rezultuar pozitiv me koronavirus në spitalin e Elbasanit. Mesa duket ky spital nuk po gjen qetësi, pasi është rasti i pestë ndër bluzat e bardha që preket me Covid-19. Gazetari Aldo Kozarja raporton për Abc se infermieri është infektuar pasi kishte kryer terapinë e një 73-vjeçare të prekur me këtë virus. Infermieri 40-vjeçar mësohet se i përket repartit të kirurgjisë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan janë regjistruar 3 raste të reja me covid-19, ndërsa në total janë 48.