Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetesisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dhene një lajm të bukur në një kohë ku Shqipëria gjendet në alarm për shkak të koronavirusit dhe gjendja eshte e alarmuar si me kurre me pare. Në këtë situatë të pazakontë ku po jetojmë, mjekët po bëjnë një punë shembullore dhe ne jemi krenar per to.
Ministrja tha se në dy maternitetet e Tiranës, kanë ardhur në jetë më shumë se 1.200 bebe gjatë dy muajve të fundit dhe ky eshte nje lajm shume i mire.
Ja dhe statusi i plote:
Në këto kohë të vështira për të gjithë sistemin shëndetësor në përballje me #COVID19, ekipet mjekësore në #maternitetet tona, po bëjnë një punë shembullore, që nënat dhe të porsalindurit të jenë të #sigurt e të shëndetshëm në këtë situatë të pazakontë
Vetëm në dy maternitetet e #Tiranës, më shumë se 1,200 bebe kanë ardhur në jetë shëndosh e mirë gjatë dy muajve të fundit