Para dy ditwsh u raportua lajmi i hidhur se një 21-vjeçare ndërroi jetë prej koronavirusit në vendin tonë duke u bërë viķtima më e re prej pandemisë. Ajo quhet Amantia Çarçiu dhe sipas burimeve mësohet se kishte një javë me temperaturë të lartë. Sipas njoftimeve zyrtare përkeqësimi me pasojë vdeķjen e së resë lidhet me tromboembolinë fulminante, si dhe vuajtjeve nga sindromi metabolik.
Në mjekësi sindromi metabolik ka të bëjë me presionin e lartë në gjak, si dhe nivelin e lartë të sheqerit dhe yndyrnave në gjak. E gjithë kjo shkakton rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetin dhe goditjen në tru.
Amantia ishte studente shumë e mirë lindur dhe rritur në Gramsh ndërsa studionte në Tiranë. Amantia e donte jetën dhe luftoi deri në fund, por nuk ia arriti. Amantia do të kujtohet gjithmonë nga babi Altini, nëna Valbona, motra Pranvera, Gjyshja si dhe gjithë miqtë, shoqëria dhe të afërmit e saj.