FOTO ARKIVA

Covid-19; Dyfishohen rastet e reja, ja sa raste në Elbasan

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 368 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës, Lushnje, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau i Dejës, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë.  Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1559 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1034 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje edhe njëherë bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të mos e ulin vigjilencën dhe të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani duart, përdorni patjetër maska ose barriera mbrojtëse kur nuk mund të ruhet distanca fizike, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.

COVID-19 – Statistika (2 Korrik 2020)

Testime totale                         27671

Raste pozitive                          2662

Raste të shëruara                    1559

Raste Aktive                             1034

Humbje jete                              69 (Qarku Tiranë 38, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 10, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   387

Durrës   203

Shkodër152

Vlorë     110

Fier        51

Lezhë    45

Korçë    28

Kukës    19

Elbasan 16

Berat      8

Dibër     8

Gjirokastër 7

Rendit zhvillimet sipas orarit:

4 raste të reja janë konfirmuar në Durrës të prekur me COVID-19, ku ajo që habit më shumë është se janë infektuar pikërisht ata persona , që ushtrojnë kontrolle mbi subjektet e biznese të ndryshme për të respektuar masat anti-covid.

Sipas burimeve për Report Tv, të infektuar kanë mbetur 3 janë punonjës të Inspektoratit Shëndetësor dhe një punonjës i AKU-së./Shqiptarja.com