Rovena Stefa ka vendosur që të kundërshtojë hapur prezantuesin e emisionit “Zonë e lirë”, Arjan Çanin. Shkas për këtë është bërë një deklaratë e tij në të cilën ai potencon se i gjithë Ballkani ka qenë grek. Përmes Facebook, Rovena i është bashkuar kritikave duke kërkuar bojkotimin e programit “Zonë e lirë” dhe thirrjen në Prokurori të gazetarit.
“Bojkoti ndaj emisionit të tij televiziv është minimalja për këtë antishqiptar, pasi po të kishte shtet ky njëri do ishte thirrur në Prokurori tani dhe të jepte llogari mbi këto deklarata që cënojnë identitetin, integritetin tonë kombëtar, pasi është person publik dhe nuk mund të bëj deklarata të tilla, pasi shqiptarët kanë vuajtur shumë nga lufta e shovinistëve grekë!”, është shprehur këngëtarja.
I njohur gjithmonë për natyrën e tij kontroverse, Çani ka shtuar së fundmi deklaratat e tilla në emisionin e tij, në të cilin muzika greke është rikthyer sërish në pjesë të pandashme.
Tentativë për vëmendje ndaj audiencës gjithnjë e në rënie apo diçka tjetër? Këtë s’mund ta themi me siguri të plotë.