Aktori i “Portokallisë”, Florian Binaj konfirmon në “Open” se është i prekur nga koronavirusi. Ai është shprehur se deri tani nuk ka pasur asnjë shqetësim dhe është asimptomatik. Binaj u shpreh se nuk do të jetë në Portokalli në 2 javët e ardhshme pasi do të qëndrojë 14 ditë në karantinë.
Gjithashtu ai shtoi se i ka dhënë të gjithë emrat që ka pasur kontakt dhe se në punë kanë respektuar rregullat dhe kanë ruajtur distancën edhe pse janë trupë e madhe.
“Jam aq pozitiv si tip saqe dola pozitiv edhe me covid-19?
Të dashur ndjekës, fansa, miq dhe mikesha, pas nje testimi rutin, fati donte që unë të qëlloja i prekur nga virusi Covid-19.U vetëizolova që para testimit dhe do qëndrojë në izolim si gjithë të tjerët deri nē pērfundim të krantinës.Fatmirsisht nuk kam asnje simptomë dhe asnjë shqetsim dhe gëzoj shëndet të plotë.Mendova t’jua them vetë të vërtetën sesa ta lexoni nga portalet që për ndonjë klikim janē të gatshëm të shkruajnë çdo gjë!
Mē vjen keq që do mungoj këto 2 javët e fundit të sezonit të Portokallisë por skam ç’bëj…
Dhe për të gjithë ata që më pyesin: ku e more?-i them, e mora në Gjermani por km i ka origjinale të vetat!?
Shëndet të gjithëve!”- shkruan Binaj ne facebookun e tij.
Top Channel