Situata me koronavirusin në Shqipëri po bëhet gjithnjë dhe më shqetësuese. Burime për Descript bëjnë me dije, se në 24 orët e fundit nga testimet që janë bërë kanë rezultuar 69 të prekur me koronavirus. Që prej hapjes, Shqipëria po pëson rritje të të prekurve me COVID-19, çka ka shqetësuar autoritetet, duke bërë që të vihen në diskutim edhe masat e marra deri tani për përballimin e kësaj pandemie.
Ditët e fundit është shtuar më shumë seç pritej numri i personave të infektuar dhe për rrjedhojë edhe i testimeve për COVID-19. Rritja e numrit të të infektuarve tregon nevojën e kryerjes së testimeve masive në popullatë.
Nevojën për testimet masive e ka ngritur edhe opozita, e cila prej kohësh po kërkon që ky proces të mos jetë më i centralizuar, pra i varur nga shteti. Decentralizimi i kryerjes së testimeve shihet edhe si një domosdoshmëri, pasi shqiptarët nuk do të vazhdojnë të jetojnë të izoluar, e se lidhjet e tyre me botën e jashtme do të vazhdojnë.