Është e vështirë të kuptosh cili është qyteti i preferuar i Rudina Magjistarit vetëm nga të ftuarit në studion e saj nga vende të ndryshme të Shqipërisë, por është gjithmonë i dukshëm entuziazmi që ka moderatorja dhe autorja e programit të pasdites në Tv Klan sa herë që në studio ka një korçar.
Me rubrikat e ndryshme të emisionit, Rudina promovon gjithmonë bukuritë, traditën dhe natyrën shqiptare, por kur është fjala për serenatat korçare – ah, ka debulesë. Këtë e tregoi edhe pasditen e djeshme ndërsa i ftuar në “Rudina” ishte Devis Xherahu. Këngëtari i njohur nga Korça promovoi këngën e tij më të re “Like”, në gjuhën greke, e cila është hedhur në tregun muzikor grek dhe atë shqiptar, por nuk mund të largohej pa përshëndetur publikun dhe vetë Rudinën me një kolazh serenatash korçare.
Pasi Rudina këndoi bashkë me Devisin disa prej këngëve më të njohura korçare, këngëtari i tha Rudinës se është ndeshur me të edhe në qytetin e tij: “Kisha shkuar për fundjavë, por unë origjinën e kam nga Korça, babin e kam nga Korça. Nuk e dije ti?” – tha Rudina me entuziazëm duke përshëndetur të gjithë korçarët. E kuptuat tani pse Rudina e ka pikë të dobët Korçën?