Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është ndalur dje në Elbasan. Ata mbledhen firma për të ndërtuar Teatrin aty ku ishte dhe ashtu siç ishte. Aleanca e mbajti takimin para Teatrit Skampa ne Elbasan. Aleanca u ka bërë thirrje qytetarëve që të firmosin peticionin. Pjesë e takimit ishte edhe artisti Edmond Budina, i cili u shpreh i kënaqur me reagimin e qytetarëve Elbasanas. Ai e cilësoi prishjen e Teatrit Kombëtar përdhosje të simboleve kombëtare, ndaj tha se i takon organeve kompetente ta hetojne, duke iu refezuar kallëzimit në SPAK.
Të shumtë ishin qytetarët Elbasanas të cilët nënshkruan peticionin për ndërtimin e teatrit Kombëtar aty ku ishte. Ata renditën dhe arsyet se përse vendosën ti bashkohen nismës.
Protestës përballë teatrit “Skampa” iu bashkua edhe Partia Demokratike në Elbasan. Ajo cka ka spikatur në këto ditë ka qenë një heshtje e artistëve elbasanas, të cilët ndryshe nga koleget e tyre në rrethe nuk janë shprehur për prishjen e tetarit.
Aleanca i ka bërë thirrje që qytetarët të jenë të gjithë së bashku, duke argumentuar se protestat i bëjnë mirë vendit. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka nisur mbledhjen e firmave nga Tirana, ndërsa më pare ka shkuar edhe në Durrës, Shkodër, Kukës, Burrel Lezhë dhe Lushnje.