Nëna e Nejmarit, Nadine Goncalves tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, kur para pak kohësh njoftoi lidhjen me 23-vjeçari Tiago Ramos, me të cilin kishte 30 vite diferenca.nena e nejamr Megjithatë pak kohë pas lidhjes mediat braziliane, raportuan se lidhja mes tyre kishte marrë fund, teksa arsyeja e ndarjes ka qenë për shkak se Tiago ishte biseksual dhe kishte shkuar me shumë meshkuj para se të lidhej me 52-vjeçaren.
Tashmë thuhet se Nadine është rikthyer përsëri në krahët e Tiagos, që është 6 vite më i ri se Nejmar. Nëna e yllit brazilian tashmë ka ndryshuar mendim dhe dëshiron të vazhdojë jetën me 23-vjeçarin, madje thuhet se i ka dhënë me qira edhe një banesë në Sao Paolo, në mënyrë që të jetë sa më afër tij dhe të shijojë jetën në krahët e tij.