Pas agjërimit të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë sot festojnë festën e Fitër Bajramit. Ndryshe nga vitet e tjera ku falja bëhej në sheshin Gensher, sot falja e namazit të Fitër Bajramit për shkak të situatës së Covid-19 bëhet në xhami. Nje dite me pare Myftiu i Elbasanit, Agim Duka uroi për më shumë paqe e begati në çdo familje shqiptare, duke u shprehur se duhet të jemi më të mirë, më të dobishëm dhe më kontribuues.
Duke u shprehur se ky muaj ka qenë edhe muaji i lutjeve, Myftiu Duka tha se lutjet tona këtë muaj kanë qenë për të gjitha të sëmuurët nga pandemia e Covid, ndërsa bëri të ditur se falja e Fiter Bajramit do të bëhet me të gjitha kushtet që Ministria e Shëndetësisë ka vendosur.
Kjo ditë e shenjtë na shërben të gjithëve për të larguar nga vetja urrrejtjen, ndasitë dhe përçarjet duke na afruar edhe më tepër me njëri-tjetrin, duke na shtuar dashurinë si dhe duke na ripërtërirë virtytet, besimin dhe paqtimin- perfundoi Duka.