Tre aksidente të ndryshme janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Elbasan ku shkaku kryesor ka qenë lagështia në rrugë. Aksidenti më i rëndë ndodhi në aksin nacional Elbasan-Librazhd, në fshatin Mirakë, ku tre automjete janë përplasur mes tyre. Për pasojë të plagosur kanë mbetur dy persona nga mjete të ndryshme, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit dhe fatmirësisht nuk janë në rrezik për jetën.
Një tjetër aksident ndodhi në fshatin Vidhas në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku fouristrada ka dalë nga rruga, duke përfunduar përmbys. Fatmirësisht pa dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Sakaq më herët një tjetër aksident ndodhi në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë, ku një automjet tip ‘mitsubishi’ doli nga rruga duke përfunduar përmbys anash saj. Nga ky aksident fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Shkak mendohet të jetë bërë lagështia në rrugë, ndërsa policia është në vendngjarje.