Është ndarë nga jeta Prof. Maksim Cikuli, mjek dhe pedagog i gjenetikës, i cili ka shërbyer edhe si Ministër i Shëndetësisë dhe i Mbrojtjes së Mjedisit. Cikuli është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare. Ai është themeluesi i shërbimit të vetëm kombëtar të gjenetikës në Shqipëri, ndërsa si politikan, shërbeu në poste të rëndësishme në qeveritë e Partisë Demokratike.
Lajmin e kakonfirmuar edhe Ministria e Shëndetësisë ku në një postim në rrjete sociale shkruan:” Ndahet nga jeta ish-ministri i Shëndetësisë, prof. I njohur Maksim Cikuli, pas një sëmụndje të rëndë. I lindur në Korçë në vitin 1952, prof. Cikuli, i njohur në fushën e gjenetikës, shërbeu si Ministër i Shëndetësisë në vitet 1994 deri në 1997, por ka mbajtur edhe postin e Ministrit të Mjedisit. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së prof. Cikulit”.