Ish-eurodeputetja Doris Pack ka reaguar për shoqërimet nga policia të protestuesve në Tiranë. Përmes një postimi në “Twitter”, ajo shprehet se politikanët shqiptarë po sillen si në të kaluarën mizore të Shqipërisë. Pack e cilëson ɗhunën e ushtruar ndaj qytetarëve dhe artistëve një turp për kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj.
‘Shqipëria do të fillojë negociatat me Bashkimin Europian dhe politikanët e saj po sillen si në të kaluarën mizore të Shqipërisë: Qindra forca policie erdhën, ushtruan ɗhunë kundër gazetarëve, artistëve, qytetarëve dhe shkatërruan teatrin kombëtar. Turp për Veliajn dhe shefin e tij Rama’, shkruan Pack.