Rritja e numrave të të infektuarve në dy ditët e fundit ka shqetësuar kryeministrin Edi Rama që u ka qytetarëve që të respektojnë masat. Ai tha se nëse do të vijohet kështu do të jetë problem dhe mund të rikthehemi pas në rimbyllje. “Numrat po lëviznin, jemi të vetëdijshëm që numrat lëvizin sepse rritet ekspozimi, por lëvizja e numrave nëse do të vijojë që të jetë kështu do të jetë një problem.
Prandaj edhe njëherë e përsëris që në këtë situatë, në këtë fazë secili prej nesh dhe jush është vendimtar, sjellja në raport me rregullat është deçizive sepse në kushtet e hapjes nuk është më cështje ekskluzive e policisë së shtetit, apo kontrolleve, kornizës ligjore.
Por më shumë se të gjitha bashkë e vetëdijes qytetare. Në një situatë të tillë ku është patriotizëm të mbrosh shëndetin tënd dhe të të tjerëve, pasi nëse ti infektohesh jo vetëm që dëmton veten por edhe të tjerët. Mos shkelësh rregullat me idenë se nuk do të më kapë” tha ai. Megjithatë, tha Rama, të dielën në mbrëmje do të bëhet analiza e fundit e shifrave për të marrë vendimin e radhës.