Një aksident është shënuar pasditen e sotme në aksin Elbasan- Metalurgji. Një kamion është përplasur me një kamioncin e cila bënte transport pasqyrash. Si pasojë e përplasjes shoferi i kamioncinës ka pësuar dëmtime dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit per ndihme mjekësore per shkak te demtimit qe ka marre. Nga informacionet e marra ai eshte jashte rrezikut për jetën ndërsa shoferi i kamionit nuk ka pësuar demtime.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti.