Florant Nako, drejtor i një dege të “Alpha Bank” në Tiranë, është 35-vjeçari që u árrestua nga policia, pasi i vodhi nga llogaria rrjedhëse një klienti 30 mijë dollarë. Burime bëjnë me dije se Nako ishte prej një muaji ishte nën hetim, ku edhe është përgjuar. Mbi të rëndon vepra penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Bankieri”. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Kŕimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ndalohet një 35-vjeçar, pasi duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur një shumë parash në llogarinë rrjedhëse të një klienti.
Nga Seksioni për Kŕimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor është bërë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Bankieri”, në kuadër të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F. N., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor i një filiali të një banke të nivelit të dytë, ka vjedhur në llogarinë rrjedhëse të një klienti, një shumë prej 30.000 dollarësh amerikanë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” .