Ndërkohë që bota shënon një arritje të madhe të shkencës dhe shëndetit publik me zhdukjen e lijës 40 vjet më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se metoda që u përdor për të zhdukur këtë sëmundje vɗekjeprurëse mund të shërbejë sot për të lufțuar koronavirusin. Vetëm në shekullin XX, mbi 300 milionë vetë kanë humbur jetën nga lija.
Ajo u zhduk në 1975 në përpjekje të kryesuara nga OBSH, thotë VOA. Historianët pohojnë se suksesi i dedikohet unitetit dhe bashkëpunimit global, ku edhe SHBA dhe Rusia bashkëpunuan megjithëse ishte kulmi i Luftës së Ftohtë. Rosamund Lewis, kreu i Sekretariatit të OBSH për Lijën, tha për Zërin e Amerikës se mund të gjenden plot paralele në metodat e asaj periudhe dhe lufțës sot me COVID-19.
”Kjo u arrit me masa themelore të shëndetit publik, bazuar tek epidemiologjia, identifikimi i rasteve, indetifikimi i kontakteve, karantina, izolimi dhe trajtimi,” tha zonja Lewis. “Këto janë metodat dhe mënyrat bazë që sollën zhdukjen e sëmundjes. Për lijën u gjet vaksina dhe për COVID-19 ende nuk kemi vaksinë.
Prandaj puna kërkimore-shkencore është shumë e rendësishme”. Mostrat e virusit të lijës mbahen nën masa të rrepta kontrolli në dy qendra të OBSH-së, njëra në SHBA, tjetra në Rusi. Zonja Lewis thotë se ekzistenca e këtyre mostrave vazhdon të mbajë gjallë debatin nëse ato duhen ruajtur për qëllime kërkimore, ose nëse duhen shkatërruar për të shmangur rŕezikun që virusi aksidentalisht të shpëtojë dhe të fillojë të infektojë popullatën.Vende të ndryshme kanë rezerva vaksine me fŕikën se lija mund të rishfaqet, ndërkohë që për sëmundjen ekzistojnë kura të miratuara.