Dy artistët shumë të dashur për publikun shqiptar, Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi po jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me dy fëmijët e tyre. Mira Konci (u lind më 4 Mars, 1973 në Tiranë) është një këngëtare Shqipëtare, dhe kantautore. Mira filloi karieren duke marrë pjesë në shumë festivale Shqipëtare, kënga e saj më e njohur që ka thyer shumë rekorde në këngët e vjetra shqipëtare është “Këngë Moj”
Ndonëse vitet ikin, Mira Konçi duket se mbetet e njëjta. Fotot e reja të publikuara në rrjete sociale e tregojnë më së miri këtë. Mira shfaqet në super formë, me të njëjtën freski dhe e veshur me shumë stil. Mira ka pozuar në disa foto edhe me vajzën e saj Era dhe nënë e bijë duken si motra.