Në Elbasan duke se situata me koronavirusin është duke u përmirësuar. Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, ISHP në Elbasan raporton se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka marrë asnjë tampon në persona të dyshuar. Elbasani ka regjistruar 18 raste të personave të prekur me COVID-19, nga këta 15 janë shëruar dhe 3 vazhdojnë të jenë të sëmurë.
Në total në gjithë vendin deri tani janë konfirmuar 773 persona me koronavirus, ndërsa 31 kanë humbur jetën. Aktualisht në vendin tonë janë 272 pacientët aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve vazhdon të jetë më i lartë prej më shumë se dy javësh.
/Ora News.tv/