Instituti i Shëndetit Publik Elbasan ka nxjerrë përgjigjen e mostrave të analizave për 11 persona në Elbasan gjatë 24 orëve të fundit. Lajmi i mirë është se të gjithë tamponet kanë rezultuar negativë. Aktualisht në Elbasan janë 18 persona të prekur me Covid-19, prej të cilëve 15 janë të shëruar plotësisht.
Aktualisht në vendin tonë, 286 ose 42.7 % e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.
Numri total i personave që kanë humbur jetën në Shqipëri për shkak të Covid-19, tashmë ka shkuar në 29.