Dy aktorët e njohur të humorit Ledio Lako dhe Gentian Hazizi janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë, duke përdorur edhe mjete të forta. Në konflikt është përfshirë edhe një person tjetër i identifikuar si Elton Myftiu i cili ka qenë bashkë me aktorin e dashur për publikun Hazizin.
Në momentin e sherrit të ndodhur mesditën e djeshme, Lako ka goditur Myftiun dhe Hazizin me dorezë metalike. Lidhur me këtë ngjarje Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka nisur hetimet.
Burime për Abc News bëjnë me dije se sherri mes dy aktorëve të njohur ka nisur për shkak se Hazizi ka akuzuar Lakon se ky i fundit është bërë shkak që ai të largohet nga një shoë televiziv ku ata të dy ishin të angazhuar.