“Jam kaq me fat që kam një mama kaq fenomenale. Ti je e dashur, e mendueshme dhe kurajoze. Jam kaq me fat që kam një njeri gjeni në jetën time. Gëzuar ditëlindjen. Të dua. Më mungon shumë familja ime”, ka shkruar me mall Kejvina Kthella në një postim në rrjetet sociale.
Me një kujtim nga fëmijëria, Kejvina Kthella ka zgjedhur t’i urojë ditëlindjen njeriut më të dashur të saj, mamasë. Ajo ka ndarë një foto ku shfaqet shumë e vogël në krahët e të ëmës, e veshur me të bardha.
Kejvina ka ndarë rrallëherë momente me familjarët e saj, apo njerëzit më të dashur, duke i mbajtur ata larg vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale.