Qendra Sociale “Balashe” në qytetin e Elbasanit, përveç trajtimit të të moshuarve që ka rezidentë në qendër, ka filluar në këtë periudhë të vështirë pandemie të shpërndajë çdo ditë vakte të ngrohta për të moshuarit në banesat e tyre. Janë 128 persona që marrin çdo ditë ushqim nga kjo qendër.
Drejtoresha e kësaj qendre, Lindita Sanxhaktari, ka bërë thirrje që të moshuarit që nuk marrin asnjë përkrahje sociale, apo ndihmë tjetër, nga autoritetet lokale, të paraqiten pranë kësaj qendre për të marrë gatimet që përgatiten çdo ditë nga stafi i qendrës sociale./A2News/