Një qytetar e ka pyetur kryeministrin Rama nëse mund ta hapë kafenenë e vogël që disponon, por me dyer mbyllur. Pronari i një bar-kafejë të vogël i tha kryeministrit se ishte i gatshëm të ndiqte të gjitha protokollet e të merrte të gjitha masat higjieno-sanitare, mjafton që shteti ta lejonte të bënte kafe dhe t’ua jepte atyre që do kërkonin.
Por edhe në këto kushte, Rama tha se nuk është e mundur. “E di por ekspertët thonë që janë vatër e jashtëzakonshme infeksioni. Po shohim të gjitha opsionet por duhet dhe pak durim”, u shpreh i vendosur kryeministri.
Kryeministri Edi Rama njoftoi se nga java tjetër do ketë relaksim të lëvizjes së lirë në disa zona në vend.“Në një sërë zonash do kemi relaksim javën tjëtër sesa në Tiranë dhe në zona me rrisk të lartë. Së pari nuk do hapet transporti në asnjë mënyrë nga një vend në tjetrin për disa ditë dhe javë që të jemi të qartë. Dhe prsh qarku i Gjirokastrës, Dibrës do kenë më shumë lehtësi në lëvizje, Divjakë, Sarandë, Konispol, Himarë, do kenë liri lëvizje të ndërmjetme, Pogradec, Librazhd po ashtu”, tha Rama