Edhe kjo fundjavë do i gjejë shqiptarët të izoluar në shtëpi, në kuadër të masave për Covid-19. Ky fakt u bë me dije nga Kryeministri Edi Rama, i cili tha se fundjava do të jetë e bllokuar sërish. “Siç ishte të shtunën dhe të dielën e kaluar, të gjithë do të jenë në shtëpi, pa përjashtim, përveç atyre që janë të lejuar në ato punë për të shtunë dhe të diel.
Jemi në një situatë shumë pozitive, por situatë është e përmbysshme sa hap e mbyll sytë”, u shpreh kreu i qeverisë.
Kryeministri Edi Rama njoftoi se nga java tjetër do ketë relaksim të lëvizjes së lirë në disa zona në vend.“Në një sërë zonash do kemi relaksim javën tjëtër sesa në Tiranë dhe në zona me rrisk të lartë. Së pari nuk do hapet transporti në asnjë mënyrë nga një vend në tjetrin për disa ditë dhe javë që të jemi të qartë.
Dhe prsh qarku i Gjirokastrës, Dibrës do kenë më shumë lehtësi në lëvizje, Divjakë, Sarandë, Konispol, Himarë, do kenë liri lëvizje të ndërmjetme, Pogradec, Librazhd po ashtu”, tha Rama./noa