Bluzat e bardha në Shqipëri, kanë qenë një ndër kategoritë më të kërcënuara nga Covid-19, ku mjaft prej tyre janë infektuar duke ia dërguar sëmundjen në shtëpi edhe të afërmve të tyre. Deri më tani janë infektuar 62 prej tyre, ku 47 janë shëruar, ndërsa pjesa tjetër janë aktivë.
Abcnews.al mëson ekskluzivisht se gjatë ditës së djeshme është konstatuar me Covid-19 edhe një mjek i njohur në Dispancerinë Qendrore në Tiranë.
Siç mëson abcnews, bashkë me mjekun është konstatuar pozitiv edhe bashkëshortja e tij. Po ashtu, virụsi ka hyrë edhe në shtëpinë e vëllait të mjekut, ku janë konstatuar pozitivë kunata dhe vajza e tij, ndërkohë që ai ka dalë negativ në testin e parë.
Pozitive ka dalë gjithashtu edhe vajza e vëllait tjetër të mjekut të Dispancerisë.