Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka thënë se javën e ardhshme do të nisë tenstimi me antitrupa për mjekët, policët dhe për ata që janë në fazën përgatitore. Në një lidhje direkte me emisionin “Open”, Manastirliu tha se testet janë blerë dhe struktura është gati e do kryhen në QSUT.
“Javën e ardhme do nisë një testim i dytë antitrupash që do bëhet tek mjekët, tek policët dhe tek ata që po vijojnë të shërohen. Ky është një test, që është në kuadër të një studimit të QSUT-së dhe po punohet për të vijuar punën. Janë blerë testet dhe struktura është bërë gati në QSUT”, u shpeh ministrja.
Ministrja u ndal edhe tek Shkodra ku tha se numri u rrit sepse qytetarët nuk respektuan masat e vendosura nga qeveria. Çfarë po ndodh me Shkodrën?- e pyeti Eni Vasili.
“Në Shkodër duhet shikuar si një rast suksesi sepse ne kemi tesuar edhe vijën e 2 dhe të 3. Në Shkodër janë testuar 380 raste dhe 71 raste kanë dalë pozitiv. Por theksoj se 60% e rasteve pozitive janë asimptomatik. Ne kemi testuar edhe vijën e 2 ose të 3 të kontakteve dhe do të vazhdojmë me testimet. Në Shkodër pati një shpërthim të përhapjes sepse nuk u respektuan masat parandaluese që ka vendosur qeveria. Ato kanë shkuar në varrime duke përhapur virusin”, tha Manastirliu.