Një nga sektorët që janë prekur më rëndë për shkak të Covid-19 është turizmi. Por në zonën e Belshit ky dëmtim është shumë herë më I rëndë pikërisht sepse turizmi këtu ishte në fazat fillestare të tij. Ndërkohë që bizneset investuan për një fluks më të madh këtë vit, çdo gjë u paralizua.
Një nga qytezat më të bukura në Shqipëri e cila sapo filloi të zhvillohet po shkon drejt paralizimit total nëse llogarisim vështirësitë e hapave të parë. Zona e 82 liqeneve me pamjet fantastike dhe mikpritjen tradicionale shpreson që kjo situatë të kalojë sa më parë dhe turistët të rikthehen.