Ndonëse simptomat e sëmundjes së coronavirusit ndryshojnë nga personi te personi, ekspertët spanjollë tani po i hulumtojnë lezionet në shputa të këmbëve, të cilat janë shfaqur te disa pacientë në fazën e hershme të sëmundjes. Fjala është për lezionet të cilat ngjasojnë me fruthin, theksohet në raportin e Këshillit të ekspertëve të sëmundjeve të shputave të Universitetit për Podiatri.
Raportohet se në Itali, Francë dhe Spanjë janë raste të shumta të të sëmurëve të cilët kanë qenë të sëmurë me coronavirus të cilin e kanë pasur në këmbë, për çka dëshmojnë dermatologët. Kjo simptomë posaçërisht është veçuar tek të rinjtë dhe fëmijët, mirëpo edhe disa të rritur gjithashtu kanë pasur shenja të ngjashme në shputa.
Shkencëtarët kanë tërhequr vërejtjen që ende nuk mund të flasim për fakte shkencore përse është kështu, mirëpo lusin që t’i kushtohet kujdes edhe kësaj simptome.
Pra, provat e tyre paralajmëruese pasi që Federata Ndërkombëtare e Podologëveka publikuar artikullin në të cilin raportojnë për rastin e një 13-vjeçari te i cili që nga 8 marsi këto simptoma janë vërejtur, por për të cilat është besuar që i ka shkaktuar pickimi i merimangës.
Mirëpo, të rinjtë pastaj janë diagnostikuar coronavirusi, pasi që ka zhvilluar edhe simptoma të tjera./Burimi:www.mirror.co.uk/