Që prej shpërthimit të koronavirusit, pacientët kanë rrëfyer shenja të koronavirusit që nuk janë konfirmuar ende nga OBSh. Së fundmi, thuhet se dermatologët kanë zbuluar një tjetër shenjë që lidhet me Covid-19. Bëhet fjalë për skuqjen e vazhdueshme të syve. Unioni Francez i Dermatologëve doli në këtë konkluzion pasi studioi simptomat e disa pacientëve me koronavirus.
Sipas tyre, jo të gjithë shfaqnin probleme respiratore. Shenjat e reja u diskutuan në një grup në Whatsapp me 400 dermatologë që diskutojnë për këto raste, raporton noa, duke cituar Jerusalem Post. Por javën e kaluar, drejtori gjeneral i shëndetësisë së Francës, Jerome Salomon tha se nuk kishte dijeni për shenjën e skuqjes së syve, por theksoi se nuk dihet gjithçka për virusin.
Në fund të marsit u raportua se një shenjë e koronavirusit është humbja e nuhatjes dhe shijes, e konfirmuar nga shumë pacientë të infektuar