Një efektriv zjarrfikës është pickuar nga gjarpri, duke i shkaktuar probleme të rënda shëndetësore. Ngjarja ka ndodhur gjatë një operacioni për shuarjen e një zjarri në fshatin Lukaxhi, njësia administrative Labinot Mal. Me ndihmën e shokëve të tjerë efektivi është shoqëruar deri në rrugën e automjeteve dhe me pas është marrë nga autoambulanca për t’u shoqëruar drejt spitalit të Elbasanit.
Ende nuk ka informacion për gjendjen e efektivit por sipas nformacioneve të para zjarrfikësja ndërhynte për të shuar një zjarr të qëllimshëm pranë fshatit Lukaxhi. Fshati Lukaxhi është shumë larg Spitalit Rajonal të Elbasanit dhe duhet shumë kohë për të mbërritur.