Edhe një mesazh që ka për të gjithë, e fillon me humor në këtë ditë karantine. “Te 313-ta, t’u taku ijen”. Dhe qesh. E kuptohet lehtë se në selfien që po bën, ai është pas porte, dhe ndaj kërkon të thoytë se situate I ngjan takimeve në burg. Por, përtej batutave dhe shakasë, Bes Kallaku, nëpërmjet një fotoje dhe një mesazhi kërkon të ndërgjegjësojë të rinjtë për dashurinë që duhet të kenë për gjyshërit e tyre.
Sepse, ja, mund të vijnë ditë si këto, (kur askujt nuk ia priste mendja) dhe gjendesh në pamundësinë e takimit. Shkruan Bes Kallaku në rrjetet sociale:
Tek 313-ta tu taku Ijen. Pertej humorit, personalisht kam kuptuar se sa shum doja ta perqafoja. Sa mbushur me dashuri ishin syt e saj, sa doja t’ia puthja duart. -500 pike ke fitu sot o t’keqen nona qe erdhe me m’pa. Keshtu me tha. 500 kg peshe i kisha ne kurriz, nuk ia dime vleren njeri tjetrit, nuk ia dime vleren perqafimit, nuk ia dime vleren prinderve e gjysherve.