Një tjetër rast me Covid-19 raportohet në Elbasan. Rasti më i fundit me covid-19 në Elbasan është i një 40-vjeçareje, por pas saj rezulton se është infektuar edhe bashkëshorti i saj.
Bëhet me dije se bashkëshorti i 40 vjeçares është pronar i një lokali në qytetin e Elbasanit, rasti i fundit i konfirmuar është një 46 vjeçar pronar i një lokali pranë Gjykatës së Elbasanit në Lagjen 5 Maji, i cili deri ditën e premte ndoshta në mënyrë ilegale ka ushtruar aktivitetin e tij dhe në kohën kur e gjithë Shqipëria ishte në karantinë. Dyshohet se pronari është infektuar në ambientet e aktivitetit të tij.
Kësisoj numri i personave me Covid në Elbasan ka shkuar në 12, ndërsa në të gjithë vendin janë shënuar 383 të infektuar në total.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.