Gazetari Blendi Fevziu ka qenë dje i ftuar në emisionin Rudina, ku ka ndarë të gjitha përjetimet e tij në lidhje më situatën të cilën po kalon vendi si pasojë e koronavirusit.
Fevziu tha se ka merak për babain dhe vajzën e vogël.
Rudina Magjistari: Të ka trembur ndopak ?
Blendi Fevziu: Jo fare! S’kam patur asnjë shqetësim. E para njëherë trembja në vetvete kam merak për tim atë, kam merak se në rast se do prekem do e kem të vështirë për të zhvilluar emisionin, vetëm po qesh i intubuar se po të jem do ta bëj në Skype, në çdo rrethanë. Kam merak për vajzën e vogël, se gjithsesi duhet të rrish 2-3 javë pa e takuar, për familjen. Vetë personalisht nuk kam ndonjë shqetësim. Madje një moment po mendoja, i thashë dhe drejtorit të Spitalit Amerikan, ka ndonjë metodë të injektohet, të infektohem që ta kaloj se pastaj herën e dytë thonë, fiton një lloj lirie, pra izolohesh dy javë, por fiton një lloj lirie. Por pikëpyetja është se ti nuk e di si e kalon, domethënë si do reagojë trupi.
Fevziu ka deklaruar se Shqipëria do bëhej pjesë e kësaj harte që në momentin e parë që ndodhi në Kinë sepse “jetojmë në një botë të integruar dhe gjërat që ndodhin diku, njëkohësisht të prekin dhe ty”.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.