I dyshuari është ndaluar dhe pushka e gjuetisë është gjetur në vendngjarje, 200 milje në lindje të Moskës
Policia ka arrestuar në fundjavë një 32-vjeçar rus, e dyshuar se ka vrarë me armë gjahu 5 fqinjët e tij për të cilët ishte ankuar se shkaktonin zhurmë gjatë izolimit të koronavirusit.
Incidenti ndodhi në qytezën e Yelatma, rreth 320 kilometra në lindje të Moskës në rajonin Ryazan raportonin mediat vendase.
Autori dhe viktimat — katër burra dhe një grua — ishin përfshirë në një debat për zhurmën jashtë apartamentit të të dyshuarit në pallatin tre-katësh. Sulmuesi ishte ankuar të grupi për shqetësimin çka më pas degjeneroi në një konflikt verbal, para se ai të merrte pushkën e gjuetisë, të dilte nga apartamaneti dhe të qëllonte ndaj tyre, të pestë viktimat ndiqën në vendngjarje, thotë agjencia TASS.
Policia tha se i dyshuari kishte tentuar të largohej por u ndalua, ndërsa pushka e gjuetisë me leje u gjet në apartamentin e tij.