Shqipëria vijon të mbajë një numër të lartë të të prekurve nga koronavirusi, referuar shifrave nga dita e parë e shfaqjes së epidemisë në vend.
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 28 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri. Mes tyre edhe një fëmijë. Në një dalje për mediat, kreu i ISHP-së, Albana Fico, bëri më dije se në total janë 361 raste të infektuar në vendit.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën edhe 2 persona