Kryeministri Rama ka lajmëruar pasditen e sotme se qeveria po mendon të lehtësojë paksa masat për lëvizjen në këmbë dhe me makinë, duke zgjatur fashën orare të lëvizjes.
Gjithashtu, Rama ka thënë se pavarësisht lehtësirave që do krijohen do të rriten dhe penalitetet, madje do kalohet deri në heqje lirie. Kryeministri tha se po mendohet që po mendohet dhe për dyqanet që janë jashtë qendrave tregtare, për hapjen e tyre, por duke zbatuar disa masa strukte.
“Si fillim do zgjasim fashën orare por do rrisim ndëshkimet, për rastet e përsëritura do aplikojmë heqjen e lirisë.
Më pas, sipas dinamikës do përpiqemi të lejojmë makinat private për të gjithë punonjësit që kanë aktivitet biznesi të lejuar. Por dhe kjo do ketë ndëshkime se makina smund të përdoret për transportime njerëzish të tjerë meqë ka l;eje shoferi.
Do lejojmë dhe hapjen e dyqaneve që janë jo brenda qendrave tregtare. Punonjësit duhet të kenë maska e doreza. Do ketë rregulla strikte sesi do shërbehet. Shkelja e tyre do konsistojë në konfisikim malli, mbyllje aktivititeti e heqje lirie”, u shpreh kryeministri Rama.