Në një lidhje direkte për emisionin “Vizioni i Pasdites” këngëtari Gëzim Nika tregoi se përmes një video zbuloi humbjen e e një miku të tij në Amerikë.
Sipas këngëtarit, personi në fjalë kishte kryer vetëvrasje duke u hedhur nga ballkoni pasi kishte zbuluar se ishte mbartës i koronavirusit.
“Mora një lajm që është hedhur një njeri nga pallati dhe me 99% është shqiptar. Një tmerr i vërtetë. Unë e pashë videon tani dhe po më dridhet trupi. Nuk dua të spekuloj, por thuhet se ka pasur covid-19, ka shkuar në shtëpi.. e pashë me sytë e mi në video duke u hedhur. Jam bërë shumë pesimist pas këtij momenti. Unë e kam njohur këtë person, një person shumë i mirë…”