Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon në “Facebook” dëshminë e 66-vjeçarit nga Fieri, që mposhti koronavirusin dhe ka lënë sot spitalin, duke u kthyer në shtëpi.
Duke falënderuar stafin mjekësor, Manastirliu shkruan se 66-vjeçari kaloi 21 ditë të vështira tek Infektivi, pasi vuante edhe nga diabeti, hipertensioni dhe me gjendje post infarkti të miokardit.
Mesazhi i Manastirliut:
“Kam rilindur për së dyti” – Dëshmia e 66-vjeçarit nga Fieri që sot u kthye në shtëpi, pranë familjes, pas 21 ditësh të vështira në spitalin infektiv!
Punë fantastike e stafit mjekësor, për trajtimin me sukses të 66-vjeçarit, i cili vuante nga diabeti, hipertensioni dhe me gjendje post infarkti të miokardit❗️
Sot është i shëruar??
#FORCA ekipi i Infektivit
#JEMIMEJU