Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, vetëm 106 biznese lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar. Ndërkohë, 34 të tjera janë mbyllur pas urdhrit të qeverisë në luftën kundër Covid-19.
Ministri përgjegjës për koordinimin gjatë pandemisë së koronavirusit, Arben Ahmetaj, tha në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve të orës 15:30 në TvKlan, se këto biznese nuk do të kenë asnjë pengesë apo kufizim nga policia.
Më poshtë gjeni listën e bizneseve që lejohen dhe të atyre që duhet të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura, deri në një urdhër të dytë të Këshillit të Ministrave.