Konfirmohen 15 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri nga 111 teste të kryera në 24 orët e fundit, duke e çuar në 212 numrin e të infektuarave në të gjithë vendin nga 1436 teste në total. Mbeten 10 jetë të humbura me koronavirus në vendin tonë, ndërsa në 24 orët e fundit është rritur me 7 numri i të shëruave, dy prej të cilëve mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Mes 40 të shëruarve në total, nga bluzat e bardha, janë 8 të shëruar.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 76 të shtruar. Prej tyre 6 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Mirditë dhe zgjerohet në Tiranë, Fier, Lezhë dhe Durrës, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive:
– Tiranë 121 raste
– Durrës 12 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Fier 22 raste
– Kavajë 4 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 12 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 5 raste
– Lezhë 5 raste
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 3 raste
– Pukë 3 raste
– Mirditë 1 rast
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital! Për ankesat që keni merrni numrin e telefonit 127 për ankesat që kanë të bëjnë me gjendje sëmundje dhe nurmin 0800 40 40 kur kërkoni informacion ose kur kërkoni informacion jo vetëm për sëmundjen COVID por edhe për lidhjen me mjekun e familjes ose për mënyrën se si do të merren medikamentet e rimbursueshme. Ju lutem qytetarëve, vazhdoni të qëndroni në shtëpi sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë!”, apeloi zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.